“Në samitin digjital që po organizojmë këtë vit në Shkup, në tetor 2025, po bëjmë përpjekje për të promovuar versionin testues ose versionin demo të aplikacionit në mënyrë që përdoruesit e parë të mund ta shkarkojnë në telefonat e tyre mobil dhe i njëjti të përdoret”, njoftoi Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski në intervistën e mbrëmshme për “360 Gradë” në MRT 1.
“Bëhet fjalë për një projekt të madh që e kemi paralajmëruar dhe po fillojmë me realizimin e saj. Kishte nevojë për më shumë kohë sepse bëhet fjalë për një partneritet ndërkombëtar me Ministrinë për Transformim Digjital të Ukrainës, një nga vendet me rritjen më të shpejtë digjitale në botë, e cila vitin e kaluar pati një ngritje prej mbi 50 vendeve, dhe një vend që tashmë e ka këtë vegël brenda aplikacionit të tyre mobil Diia, dhe së bashku me programin “Evropa Digjitale” nga i cili përfituam një grant prej mbi një milion eurosh.” deklaroi Andonovski.
Në pyetjen se në çfarë faze është projekti tek ne, Andonovski shpjegoi se për shkak të procedurave të brendshme në Bashkimin Evropian, në vend të Janarit 2025, fillimi do të jetë në Qershorin e 2025, duke shtuar se ne tashmë e kemi model-versionin e aplikacionit dhe të njëjtin e ndau në paraqitjen e mbrëmshme si mysafir të emisionit.
"Ky quhet portofolio digjitale, shumë ngjan me "Google Wallet" ose "Apple Wallet", që do të thotë se versioni elektronik i letër njoftimit dhe patenta e shoferit do të paketohet në aplikacion, do të mund ta tregoni për t'u identifikuar, dhe në bashkëpunim me MPB, me të cilën po formojmë një grup pune, do të kalojmë edhe në fazën e dytë - në nënshkrimin elektronik, verifikimin e plotë biometrik, por kjo do të jetë faza e dytë e aplikacionit në vitin 2026." shtoi ministri
Andonovski po ashtu tha se në fazën e parë qytetarët nuk do të kenë asnjëfarë shpenzime. Në fazën e mëtejshme, kur të përfshihet nënshkrimi digjital, verifikimi biometrik, mund të shfaqen disa shpenzime, por kjo mbetet një diskutim që do të zhvillohet deri në fund të vitit 2026.