Portali Nacional i shërbimeve elektronike (uslugi.gov.mk) është platformë elektronike, me qasje në https://uslugi.gov.mk, përmes së cilës u mundësohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shfrytëzojnë shërbime elektronike nga autoritetet kompetente dhe subjektet tjera që sigurojnë shërbimet elektronike përmes Portalit.
Portali vendoset dhe menaxhohet nga ana e Ministria e Transformimit Digjital së Republikës së Maqedonisë së Veriut (më tej: MSHIA), që është përgjegjëse për qasje dhe funksionim teknik të Portalit.
Për përmbajtjen e informacioneve të shërbimit të caktuar si dhe sigurimit të shërbimeve elektronike, përgjegjës ekskluziv është autoriteti kompetent ose ndonjë subjekt tjetër – dhënësi i shërbimit (më tej: Autoriteti kompetent).
1. Struktura e Portalit
Portali ka pjesë të hapur dhe të mbyllur.
1.1. Pjesa e hapur
Pjesa e hapur është e aksesueshme për të gjithë, pa nevojë të çfarëdo lajmërimi ose identifikimi në Portal.
Në pjesën e hapur janë të publikuara informacionet e shërbimeve të siguruara nga autoritetet kompetente dhe subjektet tjera – dhënës të shërbimeve. Për secilën prej shërbimeve në qasje janë të dhënat e ardhshme: informacionet themelore,autoritetet kompetente, formularët, parashtresat, kushtet, provat, afatet, informacionet e pagesës, rregullorja ligjore, etj.
Përdoruesit mund t’i kërkojnë shërbimet sipas disa kriteriumeve:
- ngjarje jetësore;
- kategori ose nënkategori;
- sipas alfabetit;
- autoriteti kompetent; por edhe
- me mjet kërkimi.
Në pjesën e hapur janë të publikuara informacionet e shërbimeve të siguruara nga autoritetet kompetente dhe subjektet tjera – dhënës të shërbimeve.
1.2. Pjesa e mbyllur
Pjesa e mbyllur është e aksesueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar dhe të identifikuar në Portal. Kjo pjesë shfrytëzohet për:
- parashtrimin e kërkesës në formë elektronike për marrje të shërbimit elektronik,
- parashtrimin e dëshmive, sipas kriteriumeve të shkruara,
- pagimin e kompensimeve dhe taksës administrative për e-shërbimin;
- përcjellja statusit të procedurës në përpuethshmëri me shkallën e lejuar maksimale të kontrollimit, të siguruar nga Autoriteti kompetent,
- marrja e përgjigjes ndaj kërkesës; dhe
- marrja e e-shërbimit .
2. Lidhja me sistemet e tjera
2.1. Sistemi unik për regjistrim (SUR)
Regjistrimi dhe lajmërimi në Portal zhvillohet përmes Sistemit unik për regjistrim (SUR), me qasje në: https://eid.mk. Momentalisht, përmes SUR-it mund të regjistrohen vetëm personat fizik. Detaje për procesin e regjistrimit në SUR mund të merrni këtu.
Për tu lajmëruar në Portal, përdoruesi automatikisht i ridërgohet SUR-it, ku identifikohet me profilin e vet të përdoruesit dhe me fjalëkalim apo çertifikatë digjitale për nënshkrim elektronik. Pas autentifikimit të suksesshëm, SUR dërgon shenjë vërtetimi deri te Portali, me çka mundësohet qasje deri te pjesa private e Portalit.
Në të ardhmen SUR do të integrohet me sistemet dhe do të shërbejë për lajmërim të sistemeve të institucioneve tjera, me çka përdoruesi do t’i shfrytëzojë të njëjtat të dhëna për lajmërim. SUR i mbështet protokollet Open ID 2.0. SAML 2.0, WS Federation, OAuth 2.0.
2.2. Regjiistri qëndror i popullsisë (RQP)
Regjiistri qëndror i popullsisë (RQP) menaxhohet nga ana e MTD dhe paraqet bazë qendrore elektronike në të cilën janë të përmbajtura të dhënat bazë të qytetarëve.
Në procesin e regjistrimit kryhet kontrollimi i identitetit fizik të përdoruesit me dokument të identifikimit personal, kërkohet konfirmimi i e-mail adresës dhe kryhet kontrolla se të dhënat e futura ekzistojnë në RQP. Pas mbarimit të suksesshëm të këtyre kontrollave, në RQP gjenerohet dhe shkruhet Numri Unik Amë i Qytetarit (NUAQ), të përbërë prej dhjetë shifrave. NUAQ paraqet lidhje mes SUR-it, identitetit fizik të përdoruesit dhe të dhënat e qasura për të në RQP.
Gjatë regjistrimit dhe lajmërimit në Portal, si dhe gjatë paraqitjes së kërkesës për e-shërbim, përmes NUAQ-së, SUR komunikon me RQP-në për shkak të kontrollimit dhe marrjes së të dhënave personale të përditësuara të përdoruesit.
2.3. Katalogu i shërbimeve
Katalogu i shërbimeve është bazë elektronike në të cilën në mënyrë strukturore vendosen të dhënat dhe administrohen të dhënat për të gjitha shërbimet publike, si: të dhëna bazë, afate, pagesa, autoritete kompetente, baza ligjore, mjete juridike, përkatësia e kategorisë, ngjarje jetësore, etj.
Pjesa më e madhe e të dhënave, të përmbajtura në Katalogun e shërbimeve publikohen në pjesën publike të Portalit. Publikimit të të dhënave i paraprijnë futja, verifikimi dhe konfirmimi. Në këtë proces marrin pjesë autoritetet kompetente dhe MTD.
2.4. Pagesa e e-shërbimeve
Për të marrë disa e-shërbime është e përshkruar pagesa e taksës administrative dhe/ose kompensimit.
Pagesa për këto e-shërbime mundësohet me kartelat e pagesës, në mënyrë të sigurtë përmes bankës së biznesit të RMV-së.
3. Kujt i dedikohet Portali?
Pjesa e hapur e portalit ka përmbajtje të dedikuara ndaj qytetarët dhe kompanitë, si dhe për organizatat e tjera. Në kuadër të përmbajtjeve të publikuara në Portal, janë publikuar të dhënat sa u takon shërbimeve në nivel lokal dhe qëndror. Shërbimet e publikuara janë edhe për shtetasit e RMV-së edhe për shtetasit e huaj.
Momentalisht, pjesa e mbyllur mundëson e-shërbime për personat fizik-shtetasit e RMV-së.
4. Kornizë juridike
Bazën juridike për funksionimin e Portalit e jep Ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike (98/2019), ku definohet shkëmbimi elektronik i të dhënave dhe mënyrës së zbatimit të saj, dhënies së e-shërbimeve, puna e ndërmjetësuesve, etj.
Ligje tjera të rëndësishme për punën në Portal janë Ligjet për Regjistrin qëndror të popullsisë (98/2019) dhe Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme (101/2019).