Мinistër zyrtar

Radoslav Nastasijevikj Vardjiski

Radoslav Nastasijevikj Vardjiski

Zëvendësministër në Ministria e transformimit dixhital të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Radoslav Nastasijević Vardžiski ka lindur në vitin 1987 në Kumanovë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Evropian në Shkup, në degën e Menaxhmentit të Marketingut në vitin 2009 dhe ka magjistruar në të njëjtin departament në vitin 2012. Ka diplomuar në Akademinë e Dizajnit Grafik në vitin 2005, si dhe në Akademinë e Ueb Dizajnit në vitin 2012, pas së cilës në mënyrë aktive punon në projekte në fushën e dizajnit grafik.

 

Që nga tetori i vitit 2016, ai punon si shef i Departamentit të Zhvillimit të Ueb-it në një agjenci ndërkombëtare të marketingut e specializuar në marketing digjital, prodhim dhe zhvillim ueb në Shkup, dhe më vonë si Menaxher Operacional i zyrave në Shkup, duke krijuar strategji komunikimi, strategji reklamimi digjitale, zhvillim të aplikacioneve në internet dhe dyqane online, si dhe projekte të tjera për disa kompani të njohura në tregun vendas dhe në tregun amerikan.

 

Në tetor të vitit 2019 ka filluar punën si Këshilltar për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkufitar në Komunën e Kumanovës. Në shkurt të vitit 2021 u bë udhëheqës i Departamentit për mbështetje të kryetarëve të komunave, ndërsa nga qershori i vitit 2023 u gradua në krye të Sektorit për mbështetje të kryetarëve dhe këshillave të Komunës së Kumanovës, Informata, Marrëdhënie me Publikun dhe Teknologji Informative.

 

Në vitin 2020, ai u punësua si pedagog në një institucion shkencor privat për një program IT – Master në Marketing Dixhital, ku mbuloi lëndë të shumta.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka punuar në mënyrë aktive si konsulent dhe ekspert i pavarur në zhvillimin e strategjive të marketingut, menaxhimin e kanaleve të komunikimit dixhital, aplikacionet dixhitale dhe ueb, fushatat reklamuese dhe marrëdhëniet me publikun për disa marka lokale, rajonale dhe globale. Ai flet anglisht shkëlqyeshëm.

 

Përsa i përket aftësive kompjuterike, ai ka njohuri për Microsoft Office Suite, Adobe Master Collection Suite (Adobe Certified Expert in PS, AI, Ac, ID), HTML, CSS, PHP, SEMrush, Ahrefs, MOZ, Google Marketing Platform, WordPress, Mailchimp e të tjera.

Accessibility Menu