Strategjia e Sigurisë Kibernetike

Brenda procesit të transformimit digjital të shtetit, siguria e sistemeve të informacionit (siguria kibernetike) përfaqëson një prioritet kombëtar kyç për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale dhe shërbimeve që përdoren nga qytetarët, institucionet shtetërore e publike dhe ekonomia.

 

Zhvillimi dinamik i teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe digjitalizimi i pabarabartë i proceseve në dimensione të ndryshme të shoqërisë ndryshojnë ndjeshëm perspektivën për sigurinë kibernetike dhe rrisin rrezikun nga sulmet dhe incidentet kibernetike. Një transformim digjital i sigurt, i qëndrueshëm dhe i besueshëm i proceseve — dhe i shoqërisë në tërësi — mund të arrihet vetëm nëse ndërtohet mbi themele të forta, brenda një ekosistemi kibernetik të sigurt dhe rezistent.

 

Accessibility Menu