Andonovski: Projekti i ri “e-Kutia” do t’u ofrojë qytetarëve të gjithë informacionin e nevojshëm

Andonovski: Projekti i ri “e-Kutia” do t’u ofrojë qytetarëve të gjithë informacionin e nevojshëm

Ministri Andonovski, në një intervistë për emisionin „360 gradë“ në MRT1, ndër të tjera shpjegoi funksionalitetin e projektit e-Kutia:

“Tre muaj para skadimit të letërnjoftimit tuaj, ne automatikisht ju dërgojmë në kutinë tuaj (ndërsa informacioni mbërrin edhe në adresën tuaj të emailit) njoftimin se letërnjoftimi po ju skadon pas një periudhe të caktuar dhe se mund ta rinovoni atë, duke caktuar termin për rinovim në linkun përkatës. Në këtë mënyrë dëshironim të tregonim sa efikas është ky model dhe për 300 mijë qytetarë kjo tashmë është e mundësuar, pasi janë përdorues të portalit kombëtar”, tha Andonovski.

Ai shtoi se, me vendosjen e “kutisë së postës elektronike", shteti mund të komunikojë drejtpërdrejt në mënyrë elektronike me qytetarët për paralajmërime, dokumente dhe njoftime për skadimin e afateve të caktuara.

“E-Kutia” nënkupton një inbox shtetëror dhe adresë elektronike të qytetarëve në botën digjitale, ndërsa ideja është të shfrytëzohet për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët edhe në rastet kur ata nuk kanë kërkuar një shërbim. Aktualisht projekti ndodhet në fazë testimi, gjatë së cilës sistemi po përballon me sukses dërgimin automatik të informacionit për skadimin e letërnjoftimeve të qytetarëve”, tha Andonovski.

Ministri sqaroi se mesazhi që u mbërrin qytetarëve përmban një link, i cili e orienton përdoruesin drejt faqes ku caktohet termini për rinovimin e letërnjoftimit.

Accessibility Menu