THIRRJE PUBLIKE nga Ministria për Transformim Digjital

Afati i fundit për aplikim: 31/12/2025

Si pjesë e iniciativës për digjitalizimin e vetëqeverisjes lokale, por edhe për përmirësimin e komunikimit të sektorit publik me qytetarët përmes zgjidhjeve moderne digjitale, Ministria për Transformim Digjital shpall Thirrje Publike drejtuar njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për krijimin e ueb faqeve zyrtare.

Kjo thirrje publike synon përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe rritjen e transparencës dhe qasjes së vetëqeverisjeve lokale.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunat dhe institucionet e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht madhësisë, numrit të banorëve apo statusit aktual të faqes së tyre të internetit.

Aplikimet mund të dorëzohen më së voni deri më 31.12.2025 në adresën kristijan.kitevski@mdt.gov.mk ose në adresën postare:

Ministria për Transformim Digjital, bul. Filipi i Dytë Maqedonas nr. 11, 1000 Shkup.

Aplikimet do të përpunohen sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”, deri në plotësimin e numrit të disponueshëm të komunave dhe institucioneve që mund të përfshihen. Ministria do t’i njoftojë komunat dhe institucionet e regjistruara për statusin e aplikimit të tyre.

Për më shumë informacion, vizitoni linkun e mëposhtme:
🔗 https://mdt.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/konkursi/javen-povik-do-edinicite-na-lokalna-samouprava-i-instituciite-od-javniot-sektor-vo-republika-severna-makedonija-za-izrabotka-na-oficijalni-veb-stranici

Ministria për Transformim Digjital inkurajon çdo komunë dhe institucion të sektorit publik që të aplikojë dhe të shfrytëzojë këtë mundësi për komunikim modern dhe interaktiv me qytetarët e saj.

Së bashku po ndërtojmë shoqërinë digjitale të së ardhmes — transparente, të lidhur dhe të qasshme për të gjithë.

Accessibility Menu