“Kliko i sigurt” i disponueshëm në YouTube në tre gjuhë

“Kliko i sigurt” i disponueshëm në YouTube në tre gjuhë

Ministria e Transformimit Digjital njofton opinionin se filmi i animuar vizatimor “Kliko i sigurt”, i realizuar në kuadër të projektit MKSafeNet – Qendra për Internet më të Sigurt, tashmë është i disponueshëm në YouTube.

Filmi i animuar synon të rrisë ndërgjegjësimin tek fëmijët, të rinjtë dhe prindërit për përdorimin e sigurt të internetit, njohjen e rreziqeve online dhe sjelljen e përgjegjshme digjitale.

Videoja është e disponueshme në gjuhën maqedonase, ndërsa shtesë është përgatitur edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, me qëllim që përmbajtja të jetë e qasshme për një publik më të gjerë.

Filmi i animuar mund të shikohet në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=h54A4W14IE0

Ministria e Transformimit Digjital vazhdon me aktivitetet e orientuara drejt avancimit të shkrim-leximit digjital, sigurisë online dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale.

 

Accessibility Menu