Nis aplikimi për vauçerët elektronikë për studentët përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime

Ministria e transformimit dixhital Ministria e transformimit dixhital

Ministria për Transformim Digjital e informon opinionin se nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk.

Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025.

Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it (Linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)

  • Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe paraqet aplikimin për shërbimin “Thirrje publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”.
  • Gjatë procesit të aplikimit nuk është e nevojshme ngarkimi i dokumenteve. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë.
  • Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për shfrytëzimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025.

Hapat për aplikim për studentët që NUK janë në evidencën e MASh-it

  • Nëse gjatë aplikimit sistemi konstaton se studenti nuk është në evidencën e MASh-it, ai automatikisht merr një njoftim dhe një link drejt shërbimit të veçantë:
    “Thirrje publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për blerjen e pajisjes elektronike për studentët që nuk janë në evidencën e MASh-it”, ku duhet të vazhdojë me aplikimin deri më 20.12.2025.
  • Në këtë rast, studenti duhet të ngarkojë një vërtetim që dëshmon se është student i rregullt/ çregullt, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë ku është i regjistruar.
  • Pas përfundimit të suksesshëm të aplikimit, sistemi gjeneron Vauçerin me vlerë.
  • Me vauçerin, dokument identifikimi dhe Deklaratën e nënshkruar për shfrytëzimin e vauçerit, studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur më së voni deri më 31.12.2025.

Operatorët ekonomikë për realizimin e vauçerëve:

zapocna-apliciranjeto-za-elektronski-vauceri-za-studenti-preku-nacionalniot-portal-za-e-uslugi-file-pt7c.pdf

Ministria për Transformim Digjital inkurajon të gjithë studentët të aplikojnë me kohë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime.

Accessibility Menu