Në konferencën “Transformimi i së ardhmes: strategji digjitale për një shoqëri moderne”, kushtuar promovimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e TIK-ut – SMART/MK 2030, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, theksoi se, sipas rezultateve më të fundit të GovTech Maturity Index (GTMI) 2025 të Bankës Botërore, Maqedonia është njohur si vend me nivel të lartë pjekurie në transformimin digjital të sektorit publik.
“Sipas GovTech Maturity Index 2025 të Bankës Botërore, Maqedonia është e renditur në kategorinë A – Extensive GovTech maturity, me rezultat 0,760, së bashku me vende si Letonia, Lituania, Malta, Holanda dhe Zelanda e Re, gjë që konfirmon pozitën tonë ndër vendet që demonstrojnë kapacitete solide për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e sistemeve digjitale qeveritare,” deklaroi Andonovski.
Ky rezultat përfaqëson përparim krahasuar me edicionet e mëparshme të indeksit (siç ishte raporti GTMI 2023), kur Maqedonia nuk ishte pjesë e grupit më të lartë të pjekurisë, ishte vlerësuar me 0,570 dhe bënte pjesë në kategori më të ulëta sipas kritereve të përfshira për transformimin digjital. Ky përmirësim përfaqëson një kërcim prej 22 vendeve, nga vendi i 101-të në vendin e 79-të.
Avancimi në kategorinë A – Extensive GovTech maturity pasqyron punën tonë të vazhdueshme në përmirësimin e platformave digjitale, forcimin e sistemeve bazë qeveritare dhe rritjen e ndërveprimit me qytetarët përmes kanaleve digjitale.
Ky sukses konfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj një administrate digjitale moderne, efikase dhe transparente, e cila ofron shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.