Takim Andonovski – Varns

Takim Andonovski – Varns

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot zhvilloi një takim me Sh.T. Nicole Varns, e ngarkuar me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy shteteve në fushën e transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike, në kontekst të takimit të fundit në SHBA me zëvendëssekretarin e shtetit Christopher Landau, i mbajtur një javë më parë, ku u konfirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të partneritetit.

Në këtë drejtim, u shpreh mirënjohje e sinqertë për mbështetjen nga Ambasada e SHBA-së, si dhe për ndihmën teknike dhe financiare në vlerë prej 5 milionë dollarësh, e siguruar nga partneri strategjik, SHBA-ja, e dedikuar për forcimin e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës digjitale në vend.

Ministria e Transformimit Digjital mbetet e përkushtuar në avancimin e një mjedisi digjital të sigurt, modern dhe rezistent, në interes të qytetarëve, duke vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me SHBA-në.

Accessibility Menu