Ju njoftojmë se super-aplikacioni kombëtar m.Uslugi tashmë është i disponueshëm në fazën testuese, i dedikuar për testim me të dhëna reale.
Aplikacioni u mundëson qytetarëve t’i kenë dokumentet e tyre më të rëndësishme, përfshirë edhe letërnjoftimin në telefonin e tyre celular.
Duke skanuar kodin QR për Android ose iOS, qytetarët mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe të regjistrohen në lidhjet e mëposhtme:
Android:
https://appdistribution.firebase.google.com/.../1a3279610...
Apple:
https://testflight.apple.com/join/PWGJvC8P
Procesi zhvillohet në këtë mënyrë:
-Skano kodin QR
-Shkarko aplikacionin
-Krijo një PIN
-Ndiq hapat dhe fito menjëherë qasje në dokumentet e tua!
Ministria e Transformimit Digjital i fton qytetarët të marrin pjesë aktivisht në këtë proces dhe të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre gjatë kësaj faze testimi, në mënyrë që së bashku të krijojmë versionin final që do të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit.
Aplikacioni m.Uslugi mundëson përdorim të shpejtë, të sigurt dhe falas, me hyrje të mbrojtur përmes eID dhe mbrojtje të të dhënave personale.