Komisioni Evropian ka nisur thirrjet për propozime për përdorimin e fondeve nga Programi i Evropës Dixhitale për projekte të caktuara. Këto thirrje do të jenë të hapura për kompani, administrata publike dhe subjekte të tjera nga vendet anëtare të BE-së dhe EFTA-s, si dhe nga vende të treta që janë pjesë e Programit të Evropës Dixhitale, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
Seti i mëposhtëm i thirrjeve të ardhshme është publikuar në Portalin e Mundësive të Financimit dhe Prokurimit:
- EDIHs AI Continent (DIGITAL-2025-EDIH-EU-EEA-08) - 1 temë
- AI Continent (DIGITAL-2025-AI-08) - 5 temave
- Accelerating the Best Use of Technologies (DIGITAL-2025-BESTUSE-08) - 2 temave
- European Digital Innovation Hubs - Associated countries; EDIHs with reinforced AI focus (DIGITAL-2025-EDIH-AC-08) - 2 temave
- Advanced Digital Skills (DIGITAL-2025-SKILLS-08) - 3 temave
Thirrja DIGITAL-2025-EDIH-EU-EEA-08 është e hapur për aplikime më 3 prill 2025 – afati i fundit 14 maj 2025.
Thirrjet e tjera janë planifikuar të hapen për aplikime më 15 prill 2025 – afati i fundit 2 shtator 2025.
***
Programi i punës do të fokusohet në aplikimin e inteligjencës artificiale në sektorin e biznesit dhe administratës publike, rritjen e sigurisë kibernetike dhe investimin në aftësitë dixhitale.
Prioritetet kryesore të Programit të Punës përfshijnë përmirësimin e disponueshmërisë së aplikacioneve gjeneruese të AI, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor, dhe mbështetjen e Qendrave Evropiane të Inovacionit Dixhital. Kjo do t'u sigurojë kompanive dhe sektorit publik akses në ekspertizën teknike, testimin, këshillimin, trajnimin dhe aftësitë për të zbatuar teknologjitë më të fundit.
Programi i Punës do të inkurajojë inovacionin për zhvillimin e teknologjive strategjike duke përmirësuar aksesin në financimin publik dhe privat.