Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital është udhëheqëse e procesit të harmonizimit me Agjendën e Reformave, siç është vërejtur edhe në Raportin Evropian

Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital është udhëheqëse e procesit të harmonizimit me Agjendën e Reformave, siç është vërejtur edhe në Raportin Evropian

Në panel-diskutimin e sotëm në Odën Ekonomike me temën “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda Kombëtare e Reformave – pse janë të rëndësishme për sektorin e biznesit?”, Ministria e Transformimit Digjital u theksua si institucioni që udhëheq realizimin e hapave kryesorë reformues të evidentuar në Raportin Evropian të këtij viti për përparimin e vendit.

Në fjalimin e tij, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, theksoi se pikërisht reformat digjitale kanë kontribuar që Maqedonia të përmbushë detyrimet e paketës së parë të Agjendës së Reformave.

Andonovski theksoi vlerësimin e Komisionit Evropian, sipas të cilit vendi ka arritur “përparim të dukshëm dhe të matshëm në sigurinë kibernetike, shërbimet digjitale dhe ndërveprueshmërinë”, ndërsa Ministria e Transformimit Digjital është njohur si institucion që “siguron bazë të qëndrueshme për zbatim të shpejtë dhe të koordinuar të standardeve evropiane.”

Ai kujtoi se gjatë vitit të kaluar Ministria ka realizuar reformat që ishin parakusht për hapjen e një hapësire të re financiare nga Plani për Rritje, ndër të cilat janë:

Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i harmonizuar me direktivën NIS2;

Ligji për arkiv elektronik, Ligji për identifikim elektronik dhe përmirësimet në Platformën Kombëtare për Ndërveprueshmëri;

Shërbime të reja digjitale përmes portalit uslugi.gov.mk.

Ministri theksoi se këto rezultate nuk janë hapa administrativë, por përmirësime konkrete që ulin barrën administrative për kompanitë, shkurtojnë procedurat dhe krijojnë një nivel më të lartë parashikueshmërie në mjedisin e biznesit.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një shtet digjital që u mundëson kompanive të punojnë më efikas, me kosto më të ulëta dhe me kushte që afrohen me tregun unik evropian,” deklaroi Andonovski.

Ministri theksoi gjithashtu se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor sjell mundësi për integrim më të thellë ekonomik, ndërsa komponenta digjitale është një nga më të rëndësishmet.

Ministria tashmë po punon për:

Forcimin e ndërveprueshmërisë;

Përfshirjen në infrastrukturat digjitale rajonale dhe kapacitetet superkompjuterike;

Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes Qendrës Evropiane të Inovacionit Digjital INNOFEIT EDIH;

Zhvillimin e Qendrës Kombëtare për Inteligjencë Artificiale “Vezilka”.

Ngjarja u organizua nga Oda Ekonomike, ndërsa në panel morën pjesë përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit civil, Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Transformimit Digjital.

Në bashkëngjitje ju përcjellim edhe fotografi nga ngjarja.

Accessibility Menu