Njoftim për fillimin e punës së MKD-GOV-CSIRT

Njoftim për fillimin e punës së MKD-GOV-CSIRT

Ekipi për reagim ndaj incidenteve kompjuterike për organet e pushtetit ekzekutiv – MKD-GOV-CSIRT, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Transformimit Digjital, zyrtarisht fillon punën më 1 maj 2026.

 

Ekipi është themeluar në përputhje me Ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 135, datë 4.7.2025), me qëllim që të sigurojë një përgjigje të koordinuar, në kohë dhe efikase ndaj incidenteve dhe kërcënimeve të sigurisë kibernetike në organet e administratës shtetërore.

 

MKD-GOV-CSIRT do të avancojë sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative përmes parandalimit, zbulimit të hershëm dhe menaxhimit të koordinuar të incidenteve kibernetike, si dhe përmes mbështetjes së institucioneve në forcimin e qëndrueshmërisë së tyre kibernetike. Ekipi do të ketë rol qendror në koordinim, shkëmbim informacioni dhe ndërtimin e një sistemi kombëtar të qëndrueshëm dhe të sigurt të sigurisë kibernetike.

Accessibility Menu