Ministria e Transformimit Digjital njofton opinionin se kanë mbetur edhe 10 ditë për aplikim për vauçerët studentorë.
Deri më tani janë ndarë gjithsej 42,606 vauçerë, nga të cilët 27,426 janë tashmë të përdorur.
Sipas projektit aktual të Qeverisë, i cili realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Transformimit Digjital, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë paraparë gjithsej 55,000 vauçerë për pajisje elektronike për studentët e studimeve universitare, të regjistruar në vitin akademik 2025/26.
Kujtojmë se afati për aplikim nga studentët është deri më 20.12.2025, ndërsa shfrytëzimi i vauçerëve do të jetë i mundur deri më 31.12.2025.